Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshime për hyrje të dronëve serbë në Kosovë, Gecaj: Nuk duhet neglizhuar

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 08:37
Dyshime për hyrje të dronëve serbë në Kosovë, Gecaj: Nuk duhet neglizhuar

Ndonëse ende nuk ekziston një konfirmim zyrtar nga Policia apo KFOR-i në lidhje me dronët nga Serbia që dyshohet të kenë hyrë në territorin e Kosovës, më saktësisht në Novosellë të Kamenicës, ish-ushtaraku, Hysen Gecaj, ka thënë se këto nuk duhet të neglizhohen.

“Jemi në një kohë kur kemi shumë lajme të cilat më tepër duken si spekulime se sa si realitet prandaj është shumë e vështirë në këtë rast vie deri tek një përfundim se ka ndodhur vërtetë një gjë e tillë apo jo, nuk ka një komunikatë zyrtare qoftë prej institucionet shtetërore të Kosovës, ose prej KFOR-it i cili është kompetentë për sigurinë dhe territorin e Kosovës. Kjo që është dëgjuar nëpër media dhe që është folur deri më tani faktikisht nuk e ka një bazë të qëndrueshme për ta konfirmuar ose jo praninë e atyre dronëve në territorin e Kosovës.

Diçka e tillë është e mundshme të ndodh, nuk duhet të përjashtohet dhe nuk duhet të neglizhohen mirëpo meqenëse edhe në të kaluarën kemi pasur informata apo më drejt t’i quajmë dezinformata të shpeshta, kërcënim të territorit për kërcënime për rreziqe të ndryshme te cilat asnjëherë nuk kane ndodhur dhe nuk janë verifikuar atëherë ky lajm i fundit nuk është që fiton shumë besim për të besuar që ka ndodhur vërtetë kështu, por përfundimisht besoj që NATO-ja gjegjësisht KFOR me prezencën e tij do të duhej të jap një përgjigje lidhur me këtë meqenëse është përgjegjësi kryesor për sigurinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, deklaroi Gecaj për EO.

Gecaj thekson se KFOR-i, si përgjegjës kryesor për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, duhet të japë një sqarim publik.

“Përndryshe jemi në një fazë kur shumë faktorë edhe të brendshëm edhe të jashtëm u konvenon shumë që të përhapim dezinformata për qëllime të ndryshme për të tërhequr vëmendje prej shumë ngjarjeve tjera të cilat janë më e rendësi se kjo por që ne lajm i tillë shpesh tërheq vëmendjen në drejtim të kundërt prej asaj që një pushtet ose një klasë e caktuar politike nuk do të donte të shihej. Këto ndërhyrje mund të jenë të tilla edhe me faktorë të jashtëm, pra nga jashtë territori i Kosovës por edhe nga brenda territorit të Kosovës. E them se shteti gjegjësisht përfaqësuesit e shtetit do të duhej të ishin shumë serioz në deklarime të tyre shpeshherë për shkak se kjo më vonë e humb besimin e qytetarit i cili dikur bin në konfuzion dhe nuk e dinë se a t’i besohet një lajmi i cili del në opinion ose mos t’i besohet. Në këtë rast së paku në këto momente së paku nuk di që ka pasur një qëndrim zyrtarë të institucioneve të Kosovës në lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

Pa një deklaratë zyrtare, veçanërisht nga KFOR-i, çdo pretendim për praninë e dronëve mbetet në fazën e spekulimeve.

“Pa një informatë zyrtare nga institucionet e Kosovës në veçanti KFOR gjithçka mbetet në fazën spekulimeve. Nëse kanë qenë vërtetë në territorin e Kosovës është një lëshim nuk është diçka që nuk mundet me ndodh, mund të ndodh, mirëpo së paku kisha pritur një reagim serioz të institucioneve të sigurisë, edhe nëse ka ndodhur një incident sepse është e mundshme që ata të depërtojnë por së paku pas këtij rasti të ketë një deklarim dhe një qasje serioze e institucioneve sigurisë vendore dhe të KFOR”, përfundoi njohësi i sigurisë.

Më shumë nga Lajme

  • 10:02Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së dhe Haga, flet ish-këshilltari i Trump për Sigurinë
  • 09:44Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark - falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
  • 09:41Policia me aksion në Gjilan – sekuestrohen armë, qindra fishekë dhe para të gatshme
  • 09:17PDK-ja mbledh sot këshillin drejtues të partisë
  • 09:14Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë