Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet për varrezë masive, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot nis inspektime afër Novi Pazarit

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 08:25
Dyshohet për varrezë masive, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot nis inspektime afër Novi Pazarit

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se sot do të zhvillohen inspektime në terren në fshatin Kozhle afër Novi Pazarit, për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky komision, ky veprim vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Theksojmë se ky rast ka qenë i planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje terreni, gërmimet ishin ndërprerë. Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara.”, thuhet në njoftim.

Komisioni ka theksuar se gërmimet duhet të shoqërohen me të dhëna nga arkivat përkatëse të institucioneve të Serbisë, për të saktësuar vendndodhjen e varrit masiv dhe për të siguruar provat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Vlerësimet në terren në këtë lokacion, do të përcillen edhe nga përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore. Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së të vërtetës është hap drejt drejtësisë, drejt paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor.”, thuhet më tej në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së
  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit
  • 11:43Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje
  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali