Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 14:52
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Autoritetet serbe kanë arrestuar një person me origjinë nga Istogu, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “spiunazh”, në një rast që lidhet me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuari me inicialet R.T., 46 vjeç, është arrestuar më 30 korrik në territorin e Kraljevës.

Operacioni është zhvilluar nga pjesëtarë të Shërbimit për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale, Prokurorinë e Lartë Publike në Kraljevë dhe Agjencinë serbe të Sigurisë dhe Informacionit.

Autoritetet serbe pretendojnë se i arrestuari ka bashkëpunuar me një shërbim informativ që vepron në Kosovë dhe se ka mbledhur e transmetuar të dhëna lidhur me aktivitetet e ish-pjesëtarëve dhe pjesëtarëve aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera të sigurisë.

Arrestimi është kryer në një periudhë kur në zonën e Kalludrës së Vogël në Zubin Potok po zhvillohen gërmime në një lokacion të dyshuar për varrezë masive.

Dyshohet se në këtë lokacion mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 intelektualëve shqiptarë nga Mitrovica, të zhdukur në prill të vitit 1999.

Ndaj R.T. është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ai pritet të paraqitet para Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, e cila do të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Më shumë nga Lajme

  • 21:36“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
  • 21:18Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë
  • 21:07Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinj të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë
  • 21:05Sherri me Jozin, Policia interviston Edi Kuçin
  • 20:55E konfirmon Policia: Vdes një person në Prishtinë, u gjet pa shenja jete