Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar Korab Bajgores, i cili dje kërcënoi e shau liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.
Nëse shikohet profili i tij në Facebook, Bajgova poston gjera të çuditshme.
Pothuajse në secilin status, ai i referohet vetes si “profeti i fundit i njerizimit”.
Në njërin nga statuset e tij të shumta, ai tregon se “profecia” nga Zoti i ka zbritur në vitin 2019.
“Mbreti i madh #HASHEM është ARGUMENTI im. Me një argument të bazuar në parajsë kur jeta ime fizike është në rrezik #TORAH është TESTAMENTI im. Prej qe MOSHE RABENU me shkrujti si profeti i fundit i njerzimit, komandantat e kosoves ne krye me Ramush Hardinaj, qe eshte dajallar kane perdor institucionet shtetrore per me vra jashte ne liri dhe brenda burgut, por ne vitin 2019, kur me erdhi profecia, i thash MUHAMET HALITITIT, psikologu i cili tash i tha XHAVIT HALITIT se KADRI VESLIT tregoi se komuniteti hebre në KOSOVË i ka gjetur gjurmët e mia, më ka lëshuar por hebrenjtë u munduan të manipulojnë në mënyrë psiqike që ta marrin pasardhësin tim dhe ta sjellin në IZRAEL për ta mashtruar popullin hebre se MESIA ka lindur në IZRAEL. me respekt rabini i madh #MOSHIACH RABENU #INFINITY nga KOSOVA”, ka shkruan ai.
