Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia, pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan.
Personat e vrarë janë një burrë dhe një grua, që dyshohet të jenë motër dhe vëlla, rreth 30-vjeçarë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që bëri të ditur se viktima burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimës grua i është konstatuar vdekja në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
"Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture.Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan.


