Ç.A , 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, është viktima e përplasjes tragjike në Llapnasellë.
Aksidenti ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, përballë objektit “Day to Day”, ku u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
