Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Sh.S
Lajme
E dhimbshme: Ky raportohet se është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse 18-vjeçari është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes
