Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E dhimbshme: Para një jave vdiq djali, sot vdes edhe babai pas aksidentit të rëndë në Pejë

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 12:31
E dhimbshme: Para një jave vdiq djali, sot vdes edhe babai pas aksidentit të rëndë në Pejë

Një javë pas aksidentit tragjik që i mori jetën djalit të tij, Arbër Kelmendi, ka ndërruar jetë edhe babai i tij, Mehmet Kelmendi, polic i rajonit të Pejës, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra në të njëjtin aksident.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 9 korrik 2025, rreth orës 12:50, në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.

Rasti ka ndodhur teksa Ledian Berisha, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka hyrë në shiritin e kundërt, duke përplasur në pjesën ballore veturën tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, Arbër Kelmendi, 35 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Mehmet Kelmendi, i cili ka marrë lëndime të rënda, ka ndërruar jetë sot në QKUK. Po ashtu nga ky aksident janë lënduar edhe persona të tjerë.

Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik