Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E dhimbshme: Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Daut Kryeziu

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 09:10
E dhimbshme: Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Daut Kryeziu

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Kryeziu, nga fshat Bubavec Komuna e Malishevës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e tij.

Njoftim mortor:

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte me datë 13.11.2025 ka ndërruar jetë axha ynë i dashur,

Daut Beqir Kryeziu, nga fshat Bubavec Komuna e Malishevës.

Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një burrë fisnik, atdhetar e njeri me shpirt të madh.

Dauti gjatë gjithë jetës së tij ishte i njohur për dashurinë ndaj atdheut, përkushtimin ndaj familjes dhe respektin ndaj të gjithë njerëzve.

Në kohët më të vështira për vendin, ai ishte ndër ata që nuk e kursyen as jetën, duke u rreshtuar me krenari në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë.

Pas luftës, ai vazhdoi të jetonte me modesti e urtësi, duke qenë gjithmonë shembull i njeriut të mirë dhe i familjarit të përkushtuar.

Ikja e tij la pas një zbrazëti të madhe në zemrat tona, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë gjallë — si simbol i dashurisë, i respektit dhe i sakrificës për vendin e vet.

Për kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë me kohë.

U prehtë në paqe shpirti i tij i mirë!

ish-ushtari

Më shumë nga Lajme

  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje