Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E kishte një paragraf në kundërshtim me Kushtetutën, Qeveria ndryshon Statutin e ShSKUK’së pasi e urdhëroi Gjykata

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 08:24
E kishte një paragraf në kundërshtim me Kushtetutën, Qeveria ndryshon Statutin e ShSKUK’së pasi e urdhëroi Gjykata

Një javë pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se një paragraph i Statutit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ishte në kundërshtim me Kushtetutën, Qeveria në detyrë është mbledhur dhe plotësuar dhe ndryshuar këtë statut .

Mbledhja e Qeverisë është mbajtur dje, ku krahas këtij vendimi, është vendosur edhe për katër çështje tjera.

Kërkesa për vlerësim të kushtetueshmërisë së këtij akti ishte dorëzuar nga Avokati i Popullit. Statuti ka hyrë në fuqi më 8 janar të vitit të kaluar, teksa është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor 2023.

Kushtetuesja e kishte urdhëruar Qeverinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij paragrafi.

Neni i kontestuar ka të bëjë lidhur me organizimin e shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11…”, thuhet në njoftim.

Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës