Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E konfirmon POLICIA: Vdes njëri nga të lënduarit pas rrëzimit të vinçit

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 17:46
E konfirmon POLICIA: Vdes njëri nga të lënduarit pas rrëzimit të vinçit

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një vinçi në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

Fillimisht ishte raportuar se nga ky incident kishin mbetur të lënduar dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar Pllana.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore
  • 18:57Çitaku i bën thirrje Kurtit: Albin eja në Kuvend, kanë mbetur edhe pak orë
  • 18:33Kadet të FSK-së nisin rrugëtimin e tyre ushtarak në FARSH
  • 18:27Tahiri alarmon: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz
  • 18:25Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të VV-së, Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt