Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar.




