Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të institucionit.
SHKK njofton se kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, sipas praktikave të zakonshme të sigurisë, me ç’rast janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.
“Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar. Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.
