Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.
Siç shkruan abcnewsal, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore.
Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni.

