Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë: Dalin detaje të reja – Viktimat e tragjedisë në Malishevë i takojnë moshës 9, 12 dhe 35

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 14:22
E rëndë: Dalin detaje të reja – Viktimat e tragjedisë në Malishevë i takojnë moshës 9, 12 dhe 35

GazetaDemos ka raportuar pak më parë për një ngjarje tragjike të ndodhur sot rreth orës 12:55, në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, atje ku humbën jetën tre persona. Siç mësoi GazetaDemos ekskluzivisht nga burimet e veta, viktimat e kësaj tragjedie janë babai dhe dy fëmijët e tij, të cilët vdiqën si pasojë e zjarrit që përshiu banesën e tyre pas një incidenti.

Viktimat e kësaj tragjedia i takojnë moshës nëntë, 12 dhe 35-vjeçare.

Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

I njëjti bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Me t’u dërguar në QKMF-në e Malishevës, u konstatua se personat e lartëcekur ishin pa shenja jeta.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekipet intervenuese kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, tha Elezaj.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve