Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30, ku policia pasi ka marrë informatën dhe është nisur në një banesë në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, ka gjetur pa shenja jete një person.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku familjari që e kishte gjetur viktimën ka deklaruar se bëhet fjalë për Xh. B., 32 vjeç. Pranë tij është gjetur edhe një armë zjarri.
