Katër familje shqiptare u tronditën të martën me vdekjen e katër të dashurve të tyre në një incident tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, nga rrëzimi i skelave.
Përveç Pajtim Bajramit, vdekjen e të cilit e konfirmoi familja, tash është bërë i ditur edhe identiteti i kosovarit tjetër që humbi jetën dje.
