Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në zonën e Bathores në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u zu poshtë nga porta e banesës së tij.
Menjëherë pas aksidentit, i mituri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku mbërriti në gjendje kritike për jetën, shkruan NOA.al.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të menjëhershme të stafit mjekësor, fëmija nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.




