Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në Malishevë.
Ceremonia e varrimit të së resë do të mbahet sot, nga ora 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.
Jetlira ishte në javën e 34-të të shtatzënisë kur u gjet e plagosur rëndë në dhomën e gjumit, ndërsa më pas u konstatua vdekja e saj.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari për vrasjen e saj është bashkëshorti, Egzon Bytyqi, 26-vjeçar, i cili gjithashtu ishte gjetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka tronditur rëndë familjarët dhe banorët e Malishevës, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë.
Sot, familja, të afërmit dhe qytetarët do t’i japin lamtumirën e fundit 25-vjeçares.