Policia ka shpallur në kërkim personin që mashtronte qytetarët dhe kërkonte para duke u thirrur në emër të Veton Elshanit
“Identifikohet personi i dyshuar për disa raste te mashtrimeve, shpallet person në kërkim
Mitrovicë , 23 Tetor 2025
Hetuesit policorë përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Mitrovicën e Jugut, pas hetimeve te zhvilluara kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili ka kryer dy (2) raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës. Personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës.
Identifikimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës (ILECU), përmes të cilës Drejtori është kërkuar asistimi i autoriteteve kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dyshimi bazohet në prova se i dyshuari me anë të paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke përdorur emra të personave publik dhe zyrtar, kishte vënë në lajthitje qytetarët duke i mashtruar që ti dërgojnë të para përmes institucioneve të transfereve financiare andaj hetuesit policor kanë paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit në kërkim:
Edon (Hisen) BYTYQI lindur me: 26.07.1990, në fshatin Arllat, shtetas i Republikës së Kosovës
