Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

GD
Gazeta Demos5 tetor 2026 në 18:52
Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Vlora Mjekiqi Kabashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet në këtë parti.

Ajo ka bërë të ditur se nga sot mandatin në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdojë si asambleiste e pavarur.

Mjekiqi Kabashi ka thënë se deri më tani ka qenë edhe kryetare e Forumit të Gruas në LDK-në e Obiliqit, si dhe delegate në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Ajo e ka lidhur dorëheqjen me qëndrimin e LDK-së për çështjen e UÇK-së dhe zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara.

“E vetëdijshme se Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se liria është më shumë se çdo përkatësi partiake, pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK”, ka shkruar ajo.

Mjekiqi Kabashi ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për besimin e dhënë, derisa ka njoftuar se do të vazhdojë si asambleiste e pavarur.

Gjatë ditës edhe ssambleisti i LDK-së në Obiliq ka dhënë dorëheqje nga partia.

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Labinot A. Mirena, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i tij lidhet me mospajtimin ndaj qëndrimit të LDK-së për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Prandaj, nga sot mandatin tim në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi para qytetarëve të Obiliqit që më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar”, ka deklaruar ai.

Deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë sot në votimin për Projektligjin për Speciale.

ldk-sëdorëheqjeobiliqit

Të ngjashme

Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

22:22
Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK

18:56
LDK reagon pas vendosjës së emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe

LDK reagon pas vendosjës së emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe

18:13

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Faton Peci me thirrje për LDK-në
  • 22:50U kthye me forcë nga protestuesit në Kuvend, reagon deputeti Fahrush Rexhepi
  • 22:44Molliqaj për arrestimin e nipit të Thaçit: Është ndjek në mënyrë të organizuar
  • 22:44Protestuesit kthehen në sheshin “Skënderbeu”, pranë Kuvendit e Qeverisë
  • 22:39Haxhiu: Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë