Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe, reagon avokati Arianit Koci

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 08:23
Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe, reagon avokati Arianit Koci

Një tjetër shtetas i Republikës së Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe. Sipas avokatit Arianit Koci, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, në pikëkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë, është ndaluar 44-vjeçari Mentor Mustafa nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës.

Sipas Kocit, Mustafa ishte duke udhëtuar me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën. Bazuar në deklarimin e vëllait, autoritetet serbe kanë thënë se ndalimi lidhet me një letërnjoftim të dëmtuar.

Njoftimi:

Edhe një qytetar i Kosovës i ndaluar nga autoritetet serbe

INFORMATË PËR PUBLIKUN

Mbrëmë, rreth orës 22:30, në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, është ndaluar nga autoritetet kufitare serbe shtetasi i Republikës së Kosovës, Mentor Mustafa (44 vjeç), nga fshati Jasenovik, Komuna e Novobërdës.

Në momentin e ndalimit, ai ishte duke udhëtuar me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ndalimit, autoritetet serbe i kanë bërë me dije se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Informatën për këtë rast e kam pranuar pas mesnate.

Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike. Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.

Asnjë shtetas i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit. Për aq sa kam mundësi, do të jem pranë qytetarëve tanë dhe do të angazhohem për t’u ofruar ndihmën e nevojshme.

Arianit Koci

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media