Edita Doli, prezantuesja e emisionit “Radar” në RTV Dukagjini, ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një grua e identifikuar si Lirika Hasani-Aliu, e prezantuar si vajza e dajës së Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim përmes platformës “GoFundMe”.
Në mesazhin e publikuar, gruaja thotë se kishte paralajmëruar vazhdimisht për kujdes në rastet e mbledhjes së parave dhe kishte kërkuar që ato të konfirmoheshin para se të bëheshin donacionet.
“Qindra herë e kam ngritur zërin dhe ju kam lutur të keni kujdes. Mos u ngutni të çoni të holla pa e konfirmuar rastin. I ndërrojnë numrat e llogarive bankare edhe te rastet që janë përnjëmend”, thuhet në mesazh.
Ndërkaq, Doli ka thënë se vetë nuk kishte rënë pre e këtij rasti, duke shtuar se përvoja 14-vjeçare i kishte mësuar të ishte e kujdesshme dhe t’i konfirmonte rastet.


