Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.
Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim u riafirmua vazhdimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe popullin e saj.
Ai ka theksuar se Kosova po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët, duke përmendur trajnimin e 146 pjesëtarëve ukrainas në shtatë grupe, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), si dhe dërgimin e dy pakove të mbështetjes ushtarake.




