Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë mirëpret dënimet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 18:19
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë mirëpret dënimet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur aktgjykimin e të martës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë sjell drejtësi në rastin e Liridona Ademajt dhe përgjegjësi për një krim që e tronditi thellë Kosovën. Ai dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me një përgjigje të vendosur sipas ligjit. Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes së saj dhe të gjithë atyre që janë ndikuar, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të siguruar mbrojtje dhe llogaridhënie”, thuhet në reagimin e Stephen O’Malleyt, koordinator për zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara ka ritheksuar angazhimin për t’i mbështetur institucionet e Kosovës në avancimin e parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe forcimin e përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 20:14Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare
  • 20:05Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!
  • 19:49Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur
  • 19:44Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
  • 19:42Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive