Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekonomistët: Çmimi i naftës po rritet shpejtë sepse Kosova nuk ka rezerva të naftës

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 23:35
Ekonomistët: Çmimi i naftës po rritet shpejtë sepse Kosova nuk ka rezerva të naftës

Në pikat e karburanteve gjithandej vendit, sot çmimi për një litër naftë ka qenë rreth 1 euro e 52 cent.

Qytetari Ali Kaliqani, që në vazhdimësi e përdorë veturën si mjet transporti, thotë se këto çmime janë të papërballueshme.

“Kam vërejtur diferenca të mëdhaja puna se unë udhëtoj shumë edhe e kom pa që është një diferencë mjaft e madhe.. Po thojnë që ka me u rrit hala, atëherë mundet me u bo e pa përballueshme, amo momentalisht është e përballueshme”, thotë Ali Kaliqani – qytetar.

Ngritja e çmimit të naftës ia ka vështirësuar transportin, edhe qytetarit Ibrahim Mehmeti.

“Unë mendoj se jo nuk është dashtë me u rrit menjëherë për arsyeje se këta sigurisht kanë pas edhe stosje, prandaj nuk është dashtë të shkohet menjëherë në ketë ekstrem kështu… S’mundem ta përballojmë veç ishalla po nalet, nuk zgjatë lufta në Gjirin Persik, ndoshta do të ketë lehtësime”, shprehet Ibrahim Mehmeti-qytetar.

Përkundër ngritjes së çmimit, kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, insiston se Kosovë çmimi i naftës është më i liri në rajon.

“Çdo ditë kemi rritje të derivative të naftës 150 dollar minimumi në ton. Ç’ka do të thotë se çdo ditë kemi rritje të derivateve 5 deri në 10 cent deri më sot. Dhe tek ne, sa i përket Kosovës mund të themi lirisht se prapë se prapë janë me çmim më të lirë në regjion dhe qytetarët tanë janë tu u shërbye me çmime më të lira në regjion”, thotë Fadil Berjani nga shoqata e naftëtarëve .

Por përse në Kosovë ndodhë që çmimi i naftës të ndikohet kaq shpejtë nga zhvillimet globale?

“Kosova e ka edhe një problem që nuk ka rezerva. Nuk ka rezerva të mjaftushme të këtij produkti, prandaj në mënyrë automatike reflekton rritjen e çmimit, ajo që ndodh në tregje ndërkombëtare. Por, e keqja është që kur këto produkte ulen në tregje ndërkombëtare nuk po reflekton në mënyrë automatike sikur po ndodh tek rritja”, thotë Ismet Mulaj –economist.

Sipas ish-ministrit Mulaj, një problem tjetër është gjithashtu se shumica e bizneseve e importojnë naftën nga porti i Durrësit, në të cilin shërbimet administrative për naftë janë mjaft të larta.

Ministria e Industrisë ka njoftuar sot se që nga vikendi janë në teren duke e monitoruar situatën.

Sipas një njoftimi të tyre kompanitë gjatë së shtunës e kanë importuar naftën me çmim 1 euro e 40 cent për litër./teve1

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 15:38IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar
  • 15:23FBI njofton për 28-vjeçarin nga Kosova, pranoi fajësinë për tregun e krimit kibernetik
  • 15:17Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
  • 15:06Bamir Topi për Vlora Hysenin: Kalimi i saj në Shqipëri ndodhi gjatë tensioneve Rama-Kurti
  • 14:52Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro