GazetaDemos merr vesh ekskluzivisht nga burimet e veta se Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në komunën e Prizrenit.
Kjo marrëveshje erdhi pas bisedimeve, ku sipas të njëjtave burime, u dakorduan që AAK me kandidatin e tyre Besnik Krasniqi, në rast të qeverisjes së kandidatit të VV-së, Artan Abrashi, të udhëheq me; Nënkryetarin, Drejtorinë e Arsimit dhe me Drejtorinë e Shëndetësisë.
“Qëllimi i kesaj marrëveshjeje është bashkëqeverisja ne Komunën e Prizrenit në frymën e respektit të ndersjelltë, bashkëpunimit politik dhe zbatimit të programeve të përbashkëta zhvillimore në shërbim të qytetarëve”, thuhet ndër tjera në përmbajtjen e marrëveshjes.
DOKUMENT:
Pamje nga takimi:

