Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjike

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 15:40
Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjike

Dy ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë paralajmëruar se tërheqja e mundshme e trupave amerikane nga Kosova do të përbënte një gabim strategjik, me pasoja që mund të shtrihen përtej Ballkanit Perëndimor.

Mark Montgomery, kundëradmiral në pension i marinës amerikane, dhe Ivana Stradner, studiuese e sigurisë, i kanë bërë thirrje Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së që Kosova të mos përfshihet në planet eventuale për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

Sipas tyre, rreth 600 ushtarët amerikanë që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë një rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa tërheqja e tyre do t’i kursente Uashingtonit shumë pak para.

“Nga një angazhim relativisht i vogël meriton të mbrohet nga shkurtimet buxhetore: afërsisht 600 ushtarët amerikanë që shërbejnë në Forcën e Kosovës të NATO-s”, shkruajnë Montgomery dhe Stradner.

Ata vlerësojnë se largimi i këtyre trupave do të kishte kosto shumë më të madhe politike dhe strategjike sesa përfitimi financiar që do të sillte.

“Ata luajnë rol kyç në ruajtjen e paqes së vendosur me shumë mund në Ballkan, ndërsa tërheqja e tyre do t’i kursente SHBA-së fare pak para, por do t’i siguronte Rusisë një fitore strategjike me kosto të ulët”, theksojnë ekspertët.

Montgomery dhe Stradner pranojnë se administrata e presidentit Donald Trump ka arsye të kërkojë nga aleatët e NATO-s përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e Evropës. Megjithatë, sipas tyre, KFOR-i është një mision i veçantë, ku roli amerikan nuk mund të zëvendësohet lehtë, pasi prania e SHBA-së ka rëndësi jo vetëm ushtarake, por edhe politike.

Në analizën e tyre, ekspertët paralajmërojnë se Rusia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për destabilizimin e pjesëve të tjera të Evropës, pavarësisht angazhimit të saj në luftën kundër Ukrainës.

“Ballkani, pjesa e cenueshme e Evropës, është një terren i pëlqyer: destabilizimi i tij kushton pak dhe mund ta shpërqendrojë vëmendjen perëndimore nga Ukraina”, thuhet në analizë.

Për të argumentuar rëndësinë e pranisë amerikane në Kosovë, ata kanë krahasuar KFOR-in me misionin evropian EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas tyre, ky i fundit, ndonëse ka rreth 1 mijë e 500 ushtarë, është përballur me vështirësi në reagimin ndaj provokimeve të liderit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili mbështetet nga Moska dhe Beogradi.

Ekspertët theksojnë se mbështetja amerikane dhe një strukturë e unifikuar komanduese janë thelbësore për parandalimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit.

Aktualisht, SHBA-ja udhëheq Komandën Rajonale të Lindjes në kuadër të KFOR-it, ndërsa kontingjenti amerikan në Kosovë përbën më pak se një për qind të trupave amerikane të dislokuara në Evropë.

Ndërkohë, Pentagoni ka bërë të ditur se rishikimi i pranisë së forcave ushtarake amerikane në Evropë pritet të përfundojë deri më 1 dhjetor 2026.

tërheqjaamerikanëkosova

Të ngjashme

Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

11:38
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

19:38
​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG

​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG

09:27
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global

Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global

16:11

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Vizita e Jakup Krasniqit, Tasholli e krahason Specialen me gjykatat e Jugosllavisë: Dy burgje, një njeri
  • 15:08Lladrovci kritikon institucionet: Pamjet e Bacës Jakup duke u larguar nga shtëpia peshojnë mbi ndërgjegjen tonë
  • 14:25Kapja e 15 kg marihuanë në Prishtinë: Bastisten disa lokacione, çka u gjet?
  • 14:03Endriti publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot
  • 13:50Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit