Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eksplodim në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 13:27
Eksplodim në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj në afërsi të një pompe të derivateve në fshatin Nikaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit.

“Sot rreth orës 11:40, jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e gasit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”

“Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë. Për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.

Më shumë nga Lajme

  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
  • 18:21Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar