Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim dokumentesh

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 09:25
Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, të mërkurën ka bërë ekstradimin e shtetasit F.V., nga Italia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, për procedurat tjera ligjore.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, njofton Policia.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar