Gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë.
I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze.
