Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 17:37
Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces

Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi ka dalur publikisht në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet të shtunën në Prishtinë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se është krenar që komuniteti egjiptian ka dhënë një kontribut të çmuar në luftën e UÇK-së, duke qenë komuniteti me pjesëmarrjen më të madhe në radhët e saj.

Shkrimi i plotë:

Mbështes marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet të shtunën në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte një përpjekje e drejtë dhe historike, e udhëhequr nga vullneti i palëkundur për ta fituar lirinë dhe për ta ndërtuar shtetin tonë të pavarur.

Ndihem krenar që komuniteti egjiptian ka dhënë një kontribut të çmuar në luftën e UÇK-së, duke qenë komuniteti me pjesëmarrjen më të madhe në radhët e saj. Ky kontribut është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe e sakrificës për lirinë e Kosovës.

Besoj se procesi në Hagë është i padrejtë që derivon po ashtu nga një themel i padrejtë siç ishte votimi i kësaj Gjykate. Megjithatë, mbetemi të bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces dhe se, në fund, e vërteta dhe drejtësia do triumfojnë.

uçk-sëkrasniqidrejtësi

Të ngjashme

Liridon Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq pas reagimit të ashpër në Baller League

Liridon Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq pas reagimit të ashpër në Baller League

21:31

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale