Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi tregon të dhënat e fundit nga votimi i diasporës

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 18:39
Elezi tregon të dhënat e fundit nga votimi i diasporës

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ka nisur mëngjesin e sotëm, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Info Magazinën Speciale “Zgjedhjet 2026” në Klan Kosova, i publikoi të dhënat e fundit të qytetarëve që kanë votuar nëpër konsullata e përfaqësi diplomatike.

“Të dhënat e fundit të cilat i kemi nga misionet diplomatike ku është duke u zhvilluar procesi i votimit, i takojnë orës 13:00. Nga 30 përfaqësi diplomatike, të dhënat janë prej 26 prej tyre dhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 11 mijë votues nga rreth 28 mijë që është numri përgjithshëm i tyre”, ka thënë Elezi.

Ai poashtu bëri të ditur se përditësimi i të dhënave do të bëhet në ora 20:00 kur edhe do të publikohet mbyllja e vendeve të votimit në 26 prej vendvotimeve jashtë vendit, përveç atyre që janë përtej atlantikut, të cilat do të jenë të hapura deri në ora 01:00, sipas kohës lokale.

Sa i përket përgatitjeve në komunat e Kosovës, Elezi tha se tanimë gjithçka është gati për procesin e votimit që do të zhvillohet nesër.

“Sot në mëngjes, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku i kemi pasur dhe ku kanë qenë duke u ruajtur fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore siç janë vulat dhe lista përfundimtare të votuesve që shpërndahet në vendvotime, është shpërndarë në qendra komunale të numërimit, pra çdo komunë ka marrë materialet e veta zgjedhore dhe gjatë mëngjesit të se dielës, do të shpërndahet në qendra të votimit”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ky proces i bartjes së materialeve, si zakonisht është bërë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi