Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Eliza Hoxha nuk i mban lotët në mes të emisionit, ndërsa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 19:19
Eliza Hoxha nuk i mban lotët në mes të emisionit, ndërsa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë paraqitjes së saj të fundit televizive, teksa ka folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E ftuar në emisionin “Frontal”, Hoxha ka folur për situatën e krijuar pas vendimit të gjykatës, i cili solli dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Duke folur për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova pas këtij vendimi, Hoxha tha se vendi po përballet me një prej momenteve më të vështira të historisë së tij të pasluftës.

“Unë mendoj që po, gjendja është aq e rëndë sa s’po e kuptojmë. Unë mendoj që ky është udhëkryqi më i vështirë që ka pasur Kosova. Ata janë burra të fortë, burra që kanë besuar që një aparat shtetëror duhet me i dalë përpara. Ata besoj edhe e di që e durojnë edhe këtë sfidë, por ne si shoqëri kemi shumë punë, edhe si shtet kemi shumë punë. Jo vetëm atyre, por me i dalë zot edhe shtetit”, është shprehur ajo.

Teksa po fliste për përgjegjësinë e shoqërisë dhe institucioneve pas zhvillimeve në Hagë, emocionet e kanë pushtuar Hoxhën.

Në një moment, ajo është detyruar të ndalojë së foluri dhe u ka kërkuar falje moderatorëve, pasi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Reagimi emocional i Hoxhës erdhi në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë diskutimet dhe reagimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Eliza Hoxha është gjithashtu një prej themelueseve të platformës “Liria ka Emër”, e cila ka organizuar aktivitete dhe protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që nga nisja e procesit gjyqësor në Hagë.

hoxhaelizalotët

Të ngjashme

I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane
  • 22:22Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita
  • 22:20Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë