Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elshani flet për punimet e komunës në palestrën sportive në veri

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 20:32
Elshani flet për punimet e komunës në palestrën sportive në veri

Zëvendësdrejtori i drejtorisë rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut pas informatave për zhvillimin e punimeve brenda objektit.

“Sot në orët e pasdites policia ka pranuar informacion se po zhvillohen punime në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut. Ne kemi shkuar aty për t’u njoftuar me situatën dhe çdo gjë është sqaruar dhe nuk ka ndonjë problem për me theksua”, ka thënë Elshani.

Sot u raportua se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në palestrën sportive për të ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.

KosovaPress ka siguruar një fotografi nga brenda palestrës sportive, ku shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës të pranishëm në ambientet e objektit. Sipas pamjeve të siguruara nga brenda sallës së sportit, aty është parë edhe Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe.

Veriu

Më shumë nga Lajme

  • 08:39Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza
  • 08:35Musliu: Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe grupin parlamentar të LVV-së
  • 08:35Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti
  • 08:18Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
  • 08:12Trump shpall “Ditën-D ekonomike” kundër Iranit, paralajmëron pasoja të rënda për vendet që e ndihmojnë