Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione nuk paraqesin rrezik, bazuar në vlerësimin e kryer nga autoritetet.
Përmes një njoftimi në Facebook, AKSK ka bërë të ditur se situata është nën kontroll dhe se nuk ka arsye për shqetësim.
