Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë Ligjin për Gjykatën Speciale, pavarësisht mënyrës se si do të procedohet ai, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti më pas do të pretendojë se ligji nuk ka kurrfarë efekti dhe do ta delegjitimojë atë.
Në Pressing në T7, Rrahmani ka vlerësuar se ndalja e protestave ishte gabim, duke theksuar se, sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për ta detyruar Kurtin dhe pushtetin që t’i kryejnë obligimet e tyre në raport me procesin që lidhet me Gjykatën Speciale.
“VV e voton ligjin qyshdo në cilëndo mënyrë që vjen, ai (Kurti) ligjin e voton, del e thotë që ky ligj nuk ka kurfarë efekti dhe ta delegjitimon…Vazhdoj me besu se është gabim ndalja e protestës, sepse nuk ka rrugë tjetër me detyru Albin Kurtin dhe këtë pushtet mi kry detyrat karshi këtij procesi…Për mua nuk ka asnjë lloj shprese që ka me bo një hap konstruktiv rreth këtij procesi”, tha Rrahmani në Pressing.



