Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kauther përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrën e re dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Përshëndetje, unë jam Nathalie Kauther, drejtoreshë e re për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në gjermane. Mirënjohëse për mundësinë që të ndërtoj mbi punën e shkëlqyer të paraardhësit tim, ambasadorit Michael Reiffenstuel”, ka shkruar ajo.
Kauther ka theksuar se synimi i saj do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe partneriteteve të Gjermanisë me vendet e rajonit.
