Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emisarja e Britanisë telefonon Kurtin, e shqetësuar për “tensionet e fundit” në veri: Do të flasë edhe me Vuçiqin

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 19:52
Emisarja e Britanisë telefonon Kurtin, e shqetësuar për “tensionet e fundit” në veri: Do të flasë edhe me Vuçiqin

Emisarja e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Britanisë thuhet se ajo ka shprehur shqetësim lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa ka paralajmëruar telefonatë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ajo ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dame Karen nënvizoi gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin në rajon dhe shprehu pritjet pozitive për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit, që do të mbahen në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Në kuadër të angazhimeve të saj, Dame Karen do të zhvillojë gjithashtu një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të riafirmuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe për të inkurajuar dialog konstruktiv”, thuhet në njoftim.

Edhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka shprehur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, duke e bërë të qartë se partneriteti SHBA-Kosovë kushtëzohet nga angazhimi për stabilitet, siguri dhe bashkëpunim të koordinuar.

Prattipati është shprehur se veprimet e njëanshme nga Qeveria Kurti mund të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet me SHBA-në

Britania

Më shumë nga Lajme

  • 16:24​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme
  • 16:21Tensione para Kryeministrisë, protestuesit u vënë flakën karrigeve të dialogut
  • 16:21Kurti takon kryeministrin malazez, flasin për bashkëpunimin dhe rrugën drejt BE-së
  • 16:20Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh
  • 16:19Parashikimi i motit për javën e ardhshme