Era e madhe që po mbizotëron në kryeqytet e ka hequr kulmin e hekurt të një banese në “Rrugën B”.

Qytetarët kanë bërë të ditur se nëse kulmi i hekurt bie, do të paraqes rrezik për shumë njerëz.

Në pamjet e dërguara shihet se kulmi ka masë të madhe, ndërsa organet e rendit në pamje nuk shihen të jenë prezente.