Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ermal Panduri i reagon Pecit: Faton, mos tentoni të krijoni artificialisht një armik vetëm që të polarizoni për mobilizim elektoral

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 10:21
Ermal Panduri i reagon Pecit: Faton, mos tentoni të krijoni artificialisht një armik vetëm që të polarizoni për mobilizim elektoral

Moderatori Ermal Panduri i ka reaguar kandidatit për kryetar të Mitrovicës Faton Pecit pasi ky i fundit e quajti PDK-në bashkë me TV Dukagjinin si qendra operative e ndermarrjes kriminale, shkruan GazetaDemos.

Panduri thotë se Peci është në kërkim të një “armiku” për pjesën e dytë të fushatës.

“Po e ripërsëris, qetë dhe pa asnjë dramatizim: exit poll-i për Mitrovicën e Jugut ka qenë i pasaktë. Dhe UBO Consulting, si organizatë përgjegjëse dhe e cilësuar jo rrallëherë si më e besueshmja nga partnerët e juaj të sotëm, e ka pranuar gabimin, publikisht, vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Kaq. Nuk është as skemë kriminale, as inxhiniering, as komplot”, u shpreh ai.

Tutje shtoi se nëse keni prova është Prokuroria, ndërsa nëse keni plan për Mitrovicën është edhe DebatPlus-i.

Postimi i plotë:

I dashuri Faton,

Jam i vetëdijshëm që je në kërkim të një “armiku” për pjesën e dytë të fushatës, por të lutem, mos e shpik aty ku nuk ekziston.

Po e ripërsëris, qetë dhe pa asnjë dramatizim: exit poll-i për Mitrovicën e Jugut ka qenë i pasaktë. Dhe UBO Consulting, si organizatë përgjegjëse dhe e cilësuar jo rrallëherë si më e besueshmja nga partnerët e juaj të sotëm, e ka pranuar gabimin, publikisht, vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Kaq. Nuk është as skemë kriminale, as inxhiniering, as komplot.

RTV Dukagjini, por edhe unë personalisht, nuk kemi asnjë parapëlqim për ndonjërin prej jush që jeni në garë elektorale, siç duket ndryshe nga disa njerëz të koalicionit tuaj që ditën përkatëse na shprehnin me telefon dëshirën e tyre që të fitoj kundërkandidati juaj.

Ndaj të lutem Faton, mos tentoni të krijoni artificialisht një armik vetëm që të polarizoni për mobilizim elektoral. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë në kërkim të së vërtetës, me të njëjtën qetësi si gjithmonë. Pa polemikë të shpikur, pa dramë të porositur.

I keni studiot të hapura për këtë. Ju mirëpresim.

Nëse keni prova është Prokuroria. Nëse keni plan për Mitrovicën është edhe DebatPlus-i.

Me mirësjellje,

Ermal Panduri

Më shumë nga Lajme

  • 15:51Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, në fokus bashkëpunimi dhe rruga evropiane
  • 15:47Arrestohen dy shqiptar në Vjenë, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria - U kapën me mbi 100 kg kanabis
  • 15:39KPK shkarkon Blerim Isufajn? Vjen reagimi i gazetarit Mehmetaj: Ju ka pengu që…
  • 15:31Brukseli planifikon “harta rrugore” për anëtarësimin e Malit të Zi e Shqipërisë, për Kosovën e të tjerat forma të “integrimit gradual”
  • 15:30Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE