Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ervin Shabani takohet me Faik Bicurrin: Këshilla dhe vizion për një Gjakovë më të zhvilluar

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 15:59
Ervin Shabani takohet me Faik Bicurrin: Këshilla dhe vizion për një Gjakovë më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, e nisi ditën me një takim të veçantë me Faik Bicurrin, ekonomist me përvojë të gjatë në administratën komunale dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.

Në këtë takim, u diskutua për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të qytetit, me theks të veçantë në aspektin ekonomik dhe urban. Shabani tha se nga ky bashkëbisedim mori këshilla të çmuara që do t’i shërbejnë gjatë qeverisjes së tij.

“Ditën e nisa sot me Faik Bicurrin, ekonomist me përvojë të gjatë në Komunën tonë dhe një ndër themeluesit e PDK-së në Gjakovë.

Baci Faik e do Gjakovën me zemër, e do të zhvilluar ekonomikisht, të organizuar dhe urbane.

Nga kjo bisedë mora shumë këshilla e informata të vlefshme, të cilat si Kryetar i Komunës do t’i përdor për ta bërë Gjakovën edhe më të mirë.

Në fytyrën dhe fjalët e Bacit Faik pashë dashurinë e sinqertë për qytetin tonë, një dashuri që më jep forcë dhe motivim shtesë për ta çuar përpara Gjakovën që të gjithë e duam.

#ervinshabanipdk191”, tha Shabani.

Gjakove

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Armë dhe varreza masive në Zubin Potok, Kosova kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë
  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
  • 18:21Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK