Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Eurojust” lëshon komunikatën për aksionin e sotëm në Kosovë

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 19:25
“Eurojust” lëshon komunikatën për aksionin e sotëm në Kosovë

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë prej1 milion eurosh.

Lidhur me aksionin e sotëm kanë folur edhe nga Eurojust. Sipas tyre në këtë aksion janë përfshirë autoritetet franceze dhe ato italiane.

‘’Autoritetet franceze dhe italiane kanë vazhduar bashkëpunimin në kuadër të një hetimi ndaj një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave, i cili përdorte shufra ari për të legalizuar fitimet nga trafiku i drogës. Pas një operacioni fillestar, gjatë të cilit u sekuestruan 30 milionë euro, në një aksion të ri janë konfiskuar pasuri kriminale në vlerë prej 1 milion eurosh, nën koordinimin e Eurojust dhe Europol, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës’’ thuhet fillimisht në komunikatë.

Më tutje thuhet se gjatë hetimit 10-mujor, autoritetet kanë konstatuar se të paktën 18 milionë euro janë pastruar përmes kësaj skeme.

Po ashtu bëhet e ditur se Eurojust dhe Europol kanë mbështetur hetimin që nga fillimi i tij në dhjetor të vitit 2024, duke luajtur rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale të shpërndara në vende të ndryshme

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Përplasja për gurthemelin e kishës në Vushtrri – flet pronari i tokës
  • 17:36Ermal Sadiku: ICT-ja dhe inovacioni nuk janë trajtuar si prioritet nga Qeveria
  • 17:32Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
  • 17:14Policia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë
  • 17:12Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë