Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 18:13
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre.

Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025 dhe për Shqipërinë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet për 1 javë pushime.

Vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%, ndërsa pas Shqipërisë renditen Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.

Në këtë tregues, Shqipëria është shumë më dobët edhe se rajoni. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari përqindja arrin afërsisht në 39%. Italia regjistron një nivel prej rreth 36%, ndërsa Portugalia, Kroacia dhe Spanja luhaten në intervalin 32-33%.

Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%, pothuajse sa gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se pamundësia për të kryer një javë pushime prek proporcionalisht gati dy herë më shumë familjet shqiptare sesa ato në BE.

Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Zvicër dhe Norvegji, ku më pak se 10% e familjeve nuk kanë mundësi të kryejnë një javë pushime.

Edhe pse pushimet nuk konsiderohen shpenzim bazë, pamundësia për t’i financuar përdoret si një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material.

Treguesi i Eurostat nuk mat nëse një person ka shkuar realisht me pushime, por nëse familja ka mundësi financiare të paguajë një javë larg shtëpisë. Pushimet mund të bëhen brenda ose jashtë vendit. Nëse një familje zgjedh të mos udhëtojë për arsye personale, ajo nuk konsiderohet automatikisht e privuar. /euronews.al/

sezoni turistik

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Çfarë tha Vezir Haziraj në Polici? Flet avokati i tij
  • 18:31Burrë e grua infermierë i japin ndihmën e parë të aksidentuarve në Klinë
  • 18:05Të martën takimi në Presidencë- Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?
  • 18:03Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet
  • 18:01Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze