Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Familja e heroit Sali Çekaj mbështet Faton Bislimin për President: Propozim i merituar nga William Walker

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 18:46
Familja e heroit Sali Çekaj mbështet Faton Bislimin për President: Propozim i merituar nga William Walker

Familja e heroit të kombit, Sali Çekaj ka dalë në mbështetje të emrit të Faton Bislimit për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Emrin e Bislimit, e ka propozuar ish-ambasadori dhe miku i madh i Kosovës, William Walker, i cili u ka dërguar letër liderëve të partive politike.

Pro këtij propozimi është shprehur familja Çekaj, duke reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Smajl Çekaj, vëlla i heroit.

“Në emër të Familjes Çekaj, si vëlla i Heroit të Kombit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij, shpreh mbështetjen time të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës. Familja Çekaj e sheh këtë propozim si një vlerësim të merituar për një veprimtar të përkushtuar, një zë të fuqishëm të Kosovës dhe një personalitet me vizion e përvojë ndërkombëtare.”, thuhet në postimin e tij.

Në emër të kujtimit, sakrificës dhe amanetit të heroit Sali Çekaj, ai ka thënë se mbështesin njerëzit që i shërbejnë Kosovës me dinjitet, guxim dhe përkushtim.

“Dr. Faton Bislimi meriton mbështetjen dhe besimin tonë, i dëshmuar në çdo periudhë të proqeseve politike.”, ka shkruar Smajl Çekaj.

çekajheroitfamilja

Të ngjashme

Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci

Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci

22:15

Më shumë nga Lajme

  • 08:22Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit
  • 08:15Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi
  • 08:14I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit
  • 08:13Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël
  • 07:58Publikohen fotografitë e të dyshuarit dhe të vrarit në Pogragjë