Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Familja e Liridonës kërkon që Kushtrim Kokalla të rri në burg përjetë, si Naim Murseli

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 20:57
Familja e Liridonës kërkon që Kushtrim Kokalla të rri në burg përjetë, si Naim Murseli

Nga dy shokët, veç Kushtrim Kokalla shpëtoi pa burgim të përjetshëm.

Por, 30 vjetët prapa grilave për Kushtrim Kokallën, i dënuar për ndihmën që ua dha Naim Murselit e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt, po vlerësohen të jenë pak.

Andaj familja Ademaj, përmes avokatit dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit. Ata kërkojnë që edhe Kokalla të frymojë përjetësisht në burg.

Për më keq, sipas familjes Ademaj, Kokalla as nuk u bë pishman për atë që bëri.

Asnjë nga rrethanat rënduese, siç shkruhet në ankesë, nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, përfshirë shkallën e lartë të rrezikshmërisë shoqërore e mënyrën mizore të vrasjes.

Treshja, sipas gjykatës, funksionuan si grup kur e hartuan planin për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Kushtrim Kokalla, pasi refuzoi vetë ta kryejë vrasjen, e gjeti Granit Plavën i cili në këmbim të parave, shtiu me armë zjarri në drejtim të Liridona Ademajt.

Planin këtyre ua kishte bërë bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli i cili ishte edhe bashkekzekutor i gruas, nga siç thuhet në aktgjykim, mllefi dhe dëshira për hakmarrje për shkak të raporteve të çrregullta dhe përfitimi financiar.

kokallakushtrimnaim

Më shumë nga Lajme

  • 22:47POLICIA jep detaje për vdekjen e 29 vjeçarit në Prishtinë
  • 22:36Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë
  • 22:34Abdixhiku tregon se a është përmendur më herët në takime me Kurtin emri i Sejdiut për president
  • 22:32Momente paniku në Shalë: Turisti bie në humnerë, nxirret me helikopter
  • 22:31AKK-ja, për fillimin e vitit shkollor: Shkollave u mungon dokumentacioni, nxënësit kanë nisur mësimin pa tekste