Kandidati për kryetar të Pejës u shpreh i emocionuar nga historia e familjes Rexhaj, e cila po jep shembullin më të mirë të sakrificës dhe punës.

Alban dhe Albert Rexhaj, djemtë e një familjeje dëshmori, me mund e djersë ndërtuan kompaninë Real Textil, ku sot mbi 40 gra dhe vajza kanë gjetur punësim dhe siguri.

“Kjo është Peja që duam”, u shpreh kandidati, duke theksuar se kjo histori është frymëzim për gjithë qytetin.