Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e gjyqit.
Familjarë, kolegë e politikanë po i japin lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit. Homazhet do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar edhe funerali, që do të zhvillohet në Shkodër, raporton A2 CNN.
Në homazhe morën pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deputeti i PD dhe ish-prokurori Arjan Ndoja dhe të tjerë.
