Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu pas ndarjes tragjike nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu.
Limaj, përmes një postimi, ka thënë se Kryeziu humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Altin Kryeziut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Altin Kryeziut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në krye të detyrës.
Kjo është një humbje e rëndë për familjen Kryeziu, për kolegët e tij dhe për gjithë Malishevën. Në momente të tilla, fjalët janë të pamjaftueshme për ta shprehur dhimbjen që lë pas humbja e një të riu që jetën dhe përkushtimin e tij ia kushtoi shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit.
Familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Altinin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ju qëndroj pranë në këtë dhimbje të madhe.
U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm.