Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fatmir Sheholli i arrestuari i gjashtë për spiunazh gjatë 2025 në Kosovë

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 14:20
Fatmir Sheholli i arrestuari i gjashtë për spiunazh gjatë 2025 në Kosovë

Tre shqiptarëve dhe dy serbëve u është ngritur aktakuzë këtë vit për spiunazh në favor të Serbisë.

Fatmir Sheholli bëhet i gjashti që ndiqet për të njëjtën vepër.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, nën për përfshirje në spiunazh.

Sveçla tha se vepra me të cilën ngarkohet i lartëcekuri, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, teksa tha se presin nga organet e rendit trajtim institucional me seriozitet të lartë.

Ministri në detyrë theksoi përkushtimin në luftimin e këtyre rasteve, teksa tha se do të ndiqen të gjithë akterët e Serbisë që operojnë kundër e në dëm të interesave të Kosovës.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, tha Sveçla.

arrestim

Më shumë nga Lajme

  • 18:59Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë
  • 18:53Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre
  • 18:52Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”!
  • 18:39Komuna e Gjakovës miraton buxhetin për vitin 2027-29
  • 18:24Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë